Policia e Tiranës arrestoi sot shtetasin Armand Jaupi, 25 vjeç
Policia e Tiranës arrestoi sot shtetasin Armand Jaupi,25 vjeç, banues në Kamëz, ndërsa shpalli në kërkim një tjetër person për"vrasje të mbetur në tentativë" në bashkëpunim dhe "armëmbajtje pa leje".
Sipas Policisë së Tiranës, 25 vjeçari Jaupi, me precedent të mëparshëm penal, në bashkëpunim edhe me shtetasinArben Tusha (Meta), 33 vjeç, kanë tentuar të vrasin me armë zjarri për motive të dobëta shtetasit Altin Sadikaj, 30 vjeç dhe Robert Teli, 26 vjeç, mbrëmjen e së martës në një lokal në Kamëz.
Sapo janë njoftuar forcat e policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes duke bërë të mundur arrestimin e njërit prej të dyshuarve si autorë dhe parandaluar kështunjë ngjarje të rëndë kriminale.
Mësohet se, Armand Jaupi ka precedent penal për "shkelje të rregullave te qarkullimit me pasojë vdekjen" dhe "kanosje".