Lezhë/ Gjendet e vetëvarur një 25-vjecare
Një 25 vjeçare nga rrethi i Lezhës u gjet të mërkurën e vetëvarur në banesën e saj, ndërkohë që policia ka nisur hetimet lidhur me shkaqet që e kanë çuar atë drejt vetëflijimit.
Burime zyrtare të policisë së Lezhës thanë se "M.Gjoka, 25 vjeç, u gjet u vetëvarur në banesën e saj në fshatin Rraboshtë, rreth 4 kilometra larg qytetit të Lezhës".
Grupi hetimor i komisariatit të Lezhës është duke punuar për të zbardhur shkaqet e këtij rasti.