E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozy dhe Bruni: Tashmë burrë e grua...

Mesa duket zërat që qarkullonin se martesa e Carla Brunit, modeles së famshme italiane dhe presidentit francez Nicolas Sarkozy, do të zhvillohej së shpejti nuk kanë qenë vetëm thashetheme. Sipas gazetave franceze dhe atyre italiane dasma e çifitit është zhvilluar të enjten e kaluar, pra në 9 janar, në rezidencën e presidentit "Sainc Elyse". Ceremonia ka qenë shumë e rezervuar, aq shumë, sa shumë gazeta franceze nuk kanë nguruar ta quajnë si një sekret bërthamor. Burime nga rezidenca dhe vendi ku është zhvilluar dasma nuk kanë dashur fare të komentojnë dhe me rigorozitet të gjithë janë përgjigjur "no comment".
Pikërisht të enjten e kaluar një grup i madh gazetarësh e fotografësh janë mbledhur tek bashkia e qytetit, mbi bazën e disa informacioneve të rreme mbi një martesë të mundshme të Sarkozy dhe Brunit. Ndoshta këto zëra ishin përhapur qëllimisht për të larguar median nga"Saint Elysee", të cilët këtë herë nuk mundën të merrnin informacion mbi atë çfarë po ndodhte me jetën private të presidentit të tyre.
Lajmi për martesën e tyre vjen pikërisht pas lajmit të shtatzanisë së Brunit.
Sipas gazetave çifti kishte vendosur të zyrtarizonte historinë e dashurisë me martesë për të evituar keqkuptime të mundshme diplomatike. Fakti që presidenti është shoqëruar në vizitat e tij zyrtare nga Bruni ka shkaktuar disa keqkuptime dhe mërzitje.
Dhe kështu për tu dhënë fund polemikave, çifti kishte vendosur të martohej në sekret të madh. Zëdhënësit nga "Saint Elysee", rezidencës së presidentit janë shprehur për gazetat, të cilat nuk kanë mundur dot të marrin këtë lajm, se kjo është jeta private e presidentit të tyre dhe se për këtë arsye ata janë të detyruar të respektojnë vendimet e tij.
Megjithatë lajmi nuk ishte fare surprizë pasi vetë Sarkozy në një intervsitë për shtyp ka shprehur dëshirën për ti vënë unazën në gisht Carla Brunit dhe vetë është shprehur "Ndoshta këtë do ta merrni vesh, pasi të jetë bërë". Dhe ndoshta e ka mbajtur vërtet fjalën...
Në historinë e dashurisë Bruni-Sarkozy tashmë po flitet për një bebe. Një e përditshme franceze pohon se Carla Bruni është shtatzanë. Sipas të përditshmes, lajmi bazohet në një vizitë që kishte bërë Carla kohët e fundit në një siptal amerikan në Neuilly, qytet ku Sarkozy ka qenë kryetar bashkie. Ndërkohë kantautorja italiane, pasi ka futur në gisht një brilant, i cili nuk shihet për herë të parë. E njëjta unazë është parë dhe në duart e ish gruas të parë të vendit Çeçilias dhe është transferuar në "Saint Elysee".
Pra këngëtarja torinezë nuk ka humbur fare kohë, madje në një kohë rekord ka tashmë në kantier një bebe.
Do të ishte fëmija i katërt i presidentit Sarkozy, i cili ka tashmë dy fëmijë nga martesa e parë dhe një tjetër nga martesa e dytë me Çeçilian. Gjithashtu nuk duhet të harrohet dhe djali i vetë Carla Brunit, Aurelien, 6 vjeçar, i cili është parë dhe gjatë pushimeve të çifitit.
E sigurt është që ish modelja brenda një kohe shumë të shkurtër është transferuar në rezidencën e presidentit, ku atje tashmë është bërë e shtëpisë. Madje është bërë vërtet zonjë e shtëpisë, pasi para disa kohësh organizoi një party në pallat, ku kishte ftuar dhjetëra miq të sajët. Një festë e bërë pikërisht për tu njohur mjiqve të saj të fejuarin dhe tu jepte lajmin e gëzuar.
Një transferim ky, për të cilin e ëma e Sarkozisë është shprehur: " Jam shumë e lumtur nëse djali im është i lumtur. Por nuk e dëgjoj më radion, as gazetat, pres që lajmet për jetën e tij private, të jetë vetë Nicolas ai që të mi thotë".
Dhë kështu, 80 vjeçarja, nëna e presidentit, Andree, e cila para pak kohësh ishte shprehur:''Shpresoj mos martohet kurrë. Mjaft dasma ka bërë!'' , por duke parë
" vogëlushin" e saj të lumtur, ka ndërruar mendje. E megjithatë, pavarësisht deklaratave ajo pranon se ende nuk e ka takuar Carla Brunin.
E njëjta unazë, gruaja ndryshon
Dhe ja një koeçidencë e bukur: një e përjavshme franceze është fiksuar tek një unazë prej diamantësh, në formë zemre, e cila mban firmën Dior, e cila është fiksuar nga fotografët në dorën e Carla Brunit në një vizitë të saj në Luxor. Një dhuratë e presidentit Nicolas Sarkozy, shkruan e përjavshmja, por të cilën presidenti nuk mund të mos ia bënte dhe Çeçilias, ish gruas së tij, e cila një unazë identike e mbante dhe para divorcit. Gazeta pohon faktin se presidenti u ka dhuruar të njëjtën unazë dy shoqërueseve të tij.
Unazat ngjajnë si dy pika uji: bëhet fjalë për një model Dior, me ar të bardhë dhe diamantë, model Cupidon, e krijuar nga një mikeshë e Çeçilias, Victoire de Castellane. ''Ky është provokimi i funti i presidentit apo një gafë e rëdhës?".
Kjo mbetet për tu zbuluar...
E ëma e Brunit: "Nuk di asgjë"
Marisa Bruni-Tedeschi, e ëma e Carla Brunit, thotë se nuk di asgjë.
"Ka pak kohë që e kam parë, por nuk më ka thënë asgjë. Është e mundur , gjithçka është e mundur. Ndoshta janë martuar pa ftuar njeri, por nëse do të ishte kështu "Saint Elysee", do ta kishte thënë. Më duken të pakuptimta këto fsheje, pasi dhe nëse nuk donin të merrej vesh. Sarkozy është president i vendit dhe i takon të bëjë një lajmërim".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›