Durres kaos ne trafik. Semaforet jashte funksionit
Te gjithe semaforet e vendosur ne kryqezimet e rrugeve të Plazhit të Durres jane jashte funksionit. Kjo gje shkakton konfuzion ne levizjen e mjeteve, pasi askush nuk respekton radhen, ndersa kalimtaret e kane te pamundur te kalojne nga njera ane e rruges ne tjetren.
Ne te gjithe gjatesine prej 4.2 kilometra te kesaj rruge nga Ura e Dajlanit deri ne Plepa, jane 8 semafore te instaluar per normalizimin e trafikut te mjeteve dhe udhetareve. Semaforet kane shume kohe qe jane prishur dhe askujt nuk i ka rënë ndërmend riparimi i tyre.
Drejtues te njesise se qarkullimit rrugor kane bere te ditur se pergjegjesia per rivenien ne pune te semaforeve eshte e bashkise, e cila duhet gjithashtu te kujdeset edhe per sinjalistiken rrugore.
Ne oret e pasdites ne zonen e Plazhit shtohet ndjeshem numri i mjeteve dhe njerezve qe levizin ne kete zone, ndersa keta te fundit shpesh detyrohen te kalojne edhe ne korsite e automjeteve per shkak te numrit te madh te banoreve ne kete zone.
Aleks Kalemasi