E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Tiranes arreston dy hajdute ne flagrance

Shërbimet e komisariatit numër 3 të policisë së Tiranës kanë kapur në flagrancë dy hajdutë që akuzohen për vjedhje dyqanesh, banesash dhe automjetesh. Esmir Demaj dhe Florian Shkoza janë arrestuar teksa tentonin të vidhnin një market në Laprakë. Sipas policisë Demaj dhe Shkoza, vinin enkas nga Shkodra për të vjedhur në Tiranë. Policia sekuestroi levën që përdornin të arrestuarit për të hyrë në lokale apo banesa, si edhe doreza e mjete të tjera që përdoreshin për të realizuar vjedhjen. Gjithashtu janë sekuestruar edhe disa steka cigaresh që ishin vjedhur nga të arrestuarit. Burimet policore thanë se Demajt dhe Shkozës u ishin dokumentuar 6 vjedhje banesash e lokalesh, ndërsa gjurmët e tyre janë dërguar për krahasim me gjurmët e sekuestruar a në të tjera vendngjarje vjedhjesh. Edhe automjeti që përdorej nga dy të arrestuarit është sekuestruar dhe po verifikohet për dyshimet se edhe ai mund të ishte i vjedhur. Në javët e fundit shërbimet e komisariatit numër 3 kanë goditur dy grupe problematike për vjedhjen e banesave dhe automjetesh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›