E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Tiranes arreston tre persona

Dy operacione të skuadrës së antidrogës dhe ajo e antikrimit ekonomiko-financiar kanë pikë të shpërndarjes së lëndëve narkotike pranë Shkollës së Bashkuar dhe një skemë mashtrimi me lirimet e të dënuarve nga burgu.

Elton Duka, është kapur me gjysmë kilogrami marihuanë pasditen e të enjtes nga antidroga. Ndërkohë oficerët e seksionit kundër mashtrimeve në policinë e Tiranës arrestuan Renato Perazën dhe Mark Palokën, të cilët i kishin marrë 5.000 mijë euro një qytetari me pretendimin se do i lironin të afërmin e tij nga burgu i Shënkollit ku vuan dënimin e drejtësisë.

Dy të arrestuarit prezantoheshin si prokurorë, por burimet policore saktësuan se ky ishte një titull i rremë që e përdornin për t’u bërë të besueshëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›