E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wollfarth: 8 maji shans për zgjedhje me standarde

TIRANË- Ambasadori i OSBE Eugen Wollfarth deklaroi sot se 8 maji është një shans për të zhvilluar zgjedhje me standarde, duke i konsideruar shumë të rëndësishme këto zgjedhje kreu i OSBE apeloi për pjesëmarrje.
Duke iu referuar vendimit të KQZ-së për vulat rezervë, ambasadori theksoi se vlerëson cdo vendim që shkon në funksion të mbarëvatjes së procesit.

Takimi u zhvillua sot paradite në kuadër të situatës parazgjedhore në vend. 

Deri më tani ODIHR-i ka publikuar dy raporte: i pari ishte ai i vlerësimit të nevojave dhe i dyti ishte raporti ndërmjetëm. Misioni vëzhgues i kryesuar nga Jonathan Stonestreet ka deklaruar tanimë se raporti paraprak për zgjedhjet e 8 Majit do të publikohet në datën 10 maj, dy ditë pas ditës së votimit.
(s.g/d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›