Rama:Berisha sillet si taleban për të marrë votën
TIRANE- “Koha e Saliut ka mbaruar”- është shprehur, në komunën Golem, kryetari socialist Edi Rama, ndërsa ka prezantuar kandidatin Agron Agalliu.
“Përditë e më shumë në gjithë Shqipërinë ndihet sesi po ngrihet dallga entuziaste e një fitoreje të madhe në 8 maj. Një fitore që ska asnjë diskutim, që do jetë dhe në komunën e Golemit”- ka thënë kreu socialist.
“Saliu vazhdon të mos u pëgjigjet pyetjes pse sot në Shqipëri ka 1 milionë të papunë. Saliu u thotë shqiptarëve ejani në shtëpinë e qytetarëve, të sillen e të votojnë si europianë, por ndërkohë ai dhe pushteti i tij kur friken ekranet sillen e veprojnë si talebanë, duke i kërcënuar shqiptarët për bukën e gojës, për tu lexuar, kontrolluar dhe marrë votën”- akuzoi kryesocialisti Rama.
Ai u shpreh më tej se “Shqipëria e njerëzve të zakonshëm nuk është ajo që tregon Saliu, por është Shqipëria e qytetarëve të dëshpëruar, të dhunuar, të varfër”.
(s.g/balkanWeb)