E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dasma mbreterore e William dhe Kate

Dasma e princit William dhe Kate Midleton ka tërhequr vëmendjen e gjithë botës. Ceremonia e princit dhe Midleton është zhvilluar sot
në kishën Westminster përballë 1900 të ftuarve dhe të paktën 2 miliard telespektatorëve, në të katër anët e globit.

Dasma mbretërore cilësohet si një nga eventet mediatike të shekullit të ri, 8000 janë gazetarë, fotografë, kameramanë, për atë që përcaktohet si martesa e shekullit, të cilët me padurim presin të regjistrojnë buzëqeshjen dhe për më tepër, veshjen e nuses.

Princi Uilliams është i dytë në radhë për të marrë fronin e Britanisë së Madhe. Ashtu siç kishin njoftuar, zyrtarët e familjes mbretërore, 28 vjeçari Princi Uilliams kishte veshur uniformën e kuqe të Gardës Irlandeze gjatë ceremonisë martesore me 29 vjeçaren, Kejt Midëllton.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›