E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Tiranes masa per mbarevajtjen e festave

Ambasadat e huaja dhe Rezidencave të tyre, Objekte të Rëndësishme, duke përfshirë nënstacionet elektrike e depot e ujit kalojnë në ruajtje të Policisë. Shërbimet e Komisariateve kanë kaluar në shërbime të përforcuara në kuadër të një plani masash për ruajtjen e rendit gjatë festave të fundvitit.

Këtë vit shërbimeve të policisë u rikthehen autopatrullat “Shqiponja” të cilët u shpërbënë në vitin 2007 me ndryshimet strukturore të drejtorisë së policisë së Tiranës.

Seksioni i autopatrullës “Shqiponja”, u rikthye si strukturë e Policisë së Tiranës në 21 dhjetor dhe ka realizuar të 9 kapje në flagrancë, kryesisht për grabitës të femrave në rrugë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›