E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papa uron shqip Gezuar per shume vjet Krishtlindjet

Papa Benedikti i 16-të ka uruar nga Vatikani të besimtarët katolikë në të gjithë botën për festën e Krishtlindjeve.
Papa ka përsëritur urimin e tij në 65 gjuhë të botës, ku mes të tjerash edhe në shqip. “Gëzuar për shumë vjet Krishtlindjet!”, uroi Papa nga ballkoni i Bazilikës gjithë besimtarët shqiptarë me rastin e Krishtlindjes.

Në meshën e njohur si “Urbi et Orbi” (për qytetin dhe për botën) të zhvilluar në sheshin Shën Pjetër në Vatikan, Papa Benedikti ka lëshuar mesazhe për paqen dhe humanizmin.
Ai u bëri thirrje besimtarëve në mbarë botën që gjërat t’i shikojnë më thellë dhe jo vetëm në sipërfaqe, sepse vetëm kështu mund të njohin gëzimin dhe dritën e vërtetë.
Kreu i Vatikanit apeloi që t’i jepet fund gjakderdhjes në Siri, ku që nga fillimi i kryengritjeve janë vrarë dhjetëra mijëra vetë. Ai ka përsëritur thirrjen e tij për t'i dhënë fund gjakderdhjes në Siri, gjatë mesazhit tradicional të tij të Krishtlindjeve, në Romë.
Në frontin e mijëra pelegrinëve në Sheshin e Shën Pjetrit, ai bëri thirrje për dialog dhe zgjidhje politike në Siri.

"Paqja të mbizotërojë për popullin sirian , i cili është i vrarë nga një konflikt që ka marre jetën e personave të pafajshëm”.
Gjithashtu ai bëri thirrje për paqe mes izraelianëve dhe palestinezëve.

Në meshë Papa i bëri thirrje të krishterëve që të gjejnë kohë për zotin e tyre.

Papa nuk uron Kosovën, Vatikani nuk e njeh ende si shtet
Papa Benedikti i 16-të me rastin e festës së Krishtlindjes nuk ka uruar Kosovën, pasi Vatikani ende nuk e njeh si shtet. Don Viktor Sopi shpjegoi se kjo vjen dhe si pasojë e kushtetutës së Kosovës.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›