E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia flet zyrtarisht për operacionin Servis që zbuloi heroinë në Tiranë

Tiranë, 24 qershor 2010 NOA Update - Sekuestrohennë Tiranë 5 kg e 330 gram lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, vendosen siposedues dhe shpërndarës së saj 5 - shtetas

Në kuadër të operacionit policor të koduarServis i realizuar nga Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve, nëPolicinë e kryeqytetit, kurorëzuan këtë operacion me sekuestrimin e një sasieprej 5 kg e 330 gram lëndë narkotike e dyshuar Heroinë si dhe vendosjen nënpranga të 5 të dyshuarve.

Ata janë:

AM, 18 vjeç, banues nëTiranë,

FS, 19 vjeç, banues nëTiranë, emigrant me shtetësi Angleze,

NR, 52 vjeç, banues nëTiranë, kombësi Greke me shtetësi Shqipëtare,

FR, 27 vjeç, lindur dhebanues në Tiranë,

LN, 35 vjeç, lindur e banuesnë Tiranë,

Ndërkohë, do të ndiqen në hetim të lirë FU 37 vjeç, BB, 53 vjeç, dhe IB, 23 vjeç,me banim në Tiranë.

Policia tha se pas një hetimi 3 mujor irealizuar duke aplikuar metodat speciale të hetimit nga specialistët eseksionit të Luftës Kundër Narkotikëve, pranë Drejtorisë së Policisë QarkutTiranë, u mundësua kapja e tyre, në rrugën Don Bosko Tiranë, pranëservis Bashkimi.

Pas hetimit u konkludua se, të dyshuarit e mësipërm,në bashkëpunim me njëri tjetrin, kishin siguruar një sasi të konsiderueshmelende narkotike e dyshuar e llojit Heroinë, me qëllim shitjen dhe shpërndarjene saj, në tregun e Tiranës.

Gjatë momenteve të ndalimit të tyre, këtoshtetas për tju shmangur forcave të policisë, kanë reaguar duke u përplasurdhe goditur me automjetet e tyre me automjetet e policisë.

Policia e Tiranës i tha agjencisë NOA se nësajë të një ndërhyrjeje të mirë organizuar nga Sektori i Operacioneve Specialenë bashkëpunim me Specialistët e Seksionit Kunër Narkotikëve, u bë e mundurkapja dhe neutralizimi i tyre.

Mësohet se u sekuestrua në cilësinë e provësmateriale 3 automjete luksoze, si Bmë, Benz CLS, Opel Astra.

Nga struktura antidrogë së Policisë sëTiranës, po punohet për aktivitetin e tyre kriminal apo personave të tjerëtë përfshirë si dhe të asete të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë në kuadër tëoperacionit të koduar Servis për kryerjen e veprës penale tëProdhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe të parashikuara nganeni 283/2 i Kodit Penal

Ndërsa materialet hetimore të përpiluara nëngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për hetime të mëtejshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›