Policia franceze nderhyn per hapjen e nje rafinerie prane Parisit

Policia franceze nderhyri per hapjen e nje rafinerie nafte ne afersi te Parisit ndersa qeveria franceze po e ashperson qendrimin e saj kunder sindikatave ne prag te votimit mbi reformen e debatueshme te pensionit. Policia hyri sot paradite ne rafineri me urdher te autoriteteve per ti detyruar grevistet te ktheheshin ne pune. Te dyja palet u perleshen dhe te pakten nje person u plagos. Punonjesit kane qendruar jashte rafinerise per kater dite duke bllokuar hyrjen ne te. Bllokimi ka ndikuar ne mungesen e furnizimeve me gaz ne mbare vendin. Senati pritet ta miratoje reformen ne votimin e sotem.