Policia greke arreston 4 shqiptarë

Katër shqiptarë janë arrestuar nga policia greke, të akuzuar për trafik të lëndëve narkotike. Policia helene ka goditur një bandë të trafikut të drogës, ku mes të arrestuarve janë edhe katër shqiptarët. Emigrantët, u kapën së bashku me dy shtetas nga Sudani teksa po shisnin drogën e llojit heroinë.Gjatë kontrolleve të policisë, shtetasve shqiptarë iu gjetën në automjetin e tyre .3 kg heroine, 2.5 kg kanabis, si dhe një sasi parash prej 7500 eurosh. Gjatë kontrollit u gjetën edhe një listë me emrat e klientëve. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur edhe pjesëtarët e tjerë të këtij rrjeti shpërndarës droge.