Malaj: Të thellohet hetimi për rrugën Durrës-Kukës

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë për pushimin e çështjeve ndaj ministrit Basha në lidhje me rrugën Durrës-Kukës- Morinë ka reaguar ish ministri i financave Arben Malaj.Në një konferencë për shtyp, Malaj ka deklaruar se hetimi për këtë rrugë duhet thelluar pasi kemi të bëjmë me një rast të pastër korrupsioni. Gjatë një konference për shtyp, Malaj ka theksuar se procesi për hetimet e rrugës Durrës-Kukës, duhet thelluar. Prej kohësh, opozita akuzon qeverinë dhe ministrin Basha si të përfshirë në afera korruptive në tenderat e zhvilluara në ndërtimin e segmentit rrugor në fjalë.