E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenderat, 18 biznese perjashtohen nga garat

Blerina Hoxha

Per shkak se kane falsifikuar dokumentet e pjesemarrjes ne tendera apo kane bere shkelje te renda te ligjit te prokurimit publik, 18 kompani private jane perjashtuar nga pjesemarrja ne tendera. Vendimin e ka marre Agjencia e Prokurimit Publik dhe e ka bere te ditur ate, ne raportin vjetor per 2008. Nje nga kompetencat ligjore e APP-se, eshte dhe marrja ne shqyrtim e propozimeve te autoriteteve kontraktore, per perjashtimin e operatoreve ekonomike nga e drejta per te ofertuar ne procedura prokurimi per nje periudhe te caktuar kohore. Konkretisht gjate vitit 2008 u moren ne shqyrtim 45 propozime per perjashtimin e operatoreve ekonomike. Pasi jane shqyrtuar te gjitha propozimet per 18 operatore ekonomike, eshte vendosur te perjashtohen nga e drejta per te marre pjese ne prokurime dhe tre operatore te tjere, vendimi per t'i perjashtuar eshte ne proces. Per propozimet e tjera burimet ne APP njoftojne se, dokumentacioni nuk eshte i mjaftueshem. Mirepo shkeljet ne procesin e tenderimeve nuk jane bere vetem nga kompanite, por edhe nga njesite e prokurimit ne institucionet publike. Keshtu sipas nje inspektimi qe APP ka bere ne keto njesi ne vitin 2008 rezultoi se, jane bere nje sere shkeljesh si ne zhvillimin e procedures se prokurimit ashtu dhe ne perpilimin e dokumentacionit te tenderave nga autoritete kontraktore. Sipas APP, keto shkelje ngarkojne me pergjegjesi anetaret e njesive te prokurimit si dhe anetaret e komisioneve te vleresimit te ofertave te autoriteteve kontraktore. Per rrjedhoje ne perputhje me ligjin "Per prokurimin publik", iu eshte propozuar titullareve te autoriteteve kontraktore, marrja e masave disiplinore ne 27 raste, dhe eshte vendosur masa e gjobes per personat qe kane kryer shkelje administrative, ne 53 raste. Ketu perfshihen titullare dhe anetare te njesive te prokurimit si dhe anetare te komisioneve te vleresimit te ofertave.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›