E Diel, 1 Nëntor 2026

Shoqata: Rregullorja e re, nderlikoi procesin

Ndertuesit nuk po gjejne rehat me marrjen e licencave. Shoqata e Ndertuesve kerkoi dje, rishikimin nga ana e qeverise te rregullores se licencimit, te miratuar nga Ministria e Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Kryetari i kesaj shoqate, Maks Muci, tha dje se, rreth 1 mije kompani ndertimi nuk kane mundur te marrin licence per kategorite e puneve qe ato kryejne, per shkak te konfuzionit ne rregulloren e licencimit. Sipas tij, SHNSH e ka kundershtuar qe ne fillim kete praktike, sepse do te penalizoheshin kompani qe per arsye te ndryshme nuk kane kryer aktivitet ne kater vitet e fundit. "Sot ka kompani qe ushtrojne aktivitet, prej me shume se 10 vitesh ne vend dhe klasifikohen me kete rregullore si te nivelit fillestare", deklaroi Muci, ndersa shtoi se "SHNSH kerkon bashkepunimin me Ministrine perkatese (MPPTT)per t'i prere rrugen subjektivizmit dhe barrierave administrative". Nga ana tjeter, burimet ne Ministrine e Transportit thane se, ndertuesit e kane mbeshtetur rregulloren e re, licencimit ne momentin qe eshte miratuar. Te njejtat burime, garantojne biznesin se, shume shpejt te gjitha lejet dhe licencat do te riorganizohen ne nje zyre te vetme. Kete vit do te hyje ne fuqi "One shop stop" per licencat. Institucioni qe do te krijohet, si detyrim ligjor, do te cilesohet si Qendra Kombetare e Lejeve dhe Licencave. Misioni i saj do te jete reduktimi i barrierave administrative. Qeveria ka vendosur si objektiv reduktimin e tyre me 2/3, pra do te mbeten 65 leje. Njekohesisht thjeshtohen kriteret, qartesohen, shnderrohen ne format vetedeklarimi apo ne nje proces verifikimi te posedimit dhe vertetesise se dokumenteve, qe vertetojne kenaqjen e kritereve te licencimit nga subjektet aplikuese.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›