E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosi të vëllanë me armë, pranga 34 vjeçarit

Në pranga përfundoi Kliton Vrapi, 34-vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas u arrestua pasi dje në  “Misto Mame”, pranë pallateve “Çabej”, ka plagosur me armë zjarri pistoletë, për konflikte pronësie, vëllain e tij shtetasin Arben Vrapi, 48-vjec, lindur ne Tiranë dhe banues ne Gjermani dhe në Tiranë, i cili aktualisht ndodhet i shtruar në Spitalin Ushtarak Tiranë, i plagosur me dy plumba në pjesën e kofshës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një gëzhojë dhe një predhë pistolete.  Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të Plagosjes së rëndë me dashje. /Start/

                                                                                             2012-06-07 10:26
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›