E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia greke rrethon kufirintë arratisurit synojnë Shqipërinë

Të tjera rreth shkrimit FOTOT/ 6 të arratisurit në kërkim Kërkimi i të burgosurve që nga 22 marsi i arratisë GREQI - Vazhdon ende operacion madhor i efektiva të policisë greke të EKAM-it që janë mobilizuar në kufirin greko-shqiptar.  Grupi i shqiptarëve të arratisur nga burgu i Trikallasë në muajin mars po tentojnë të hyjnë në Shqipëri ndaj forca të shumta policiore kanë ngritur patrulla që nga Preveza drejt Kakavisë.
 
Policia greke ka njoftuar se Ilir Kupa dhe Mario Kola po tentojnë të hyjnë në vendin tone dhe ka hamendësime që Klement Cala dhe Admir Murataj kanë hyrë tashmë në vendin tonë duke marrë me vete edhe 1.2  milionë euro që i kanë grabitur në “Ethniki Bank” në qytetin e Larisës. Ndërsa, për dy të tjerë,  Fatos Sulajn dhe Taulant Lulin  ende nuk ka gjurmë të tyre.
 
Operacioni madhor i efektivave  të policisë  të EKAM-it është përqëndruar tashmë në kufirin greko-shqiptar në ndjekje të të arratisurve. Ky është operacioni më i madh i policisë greke në dekadën e fundit.
 
Gjithçka nisi natën e 22 marsit kur 11 shqiptarë u arratisën nga burgu i Trikallas. Tre prej tyre u kapën menjëhërë, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur mbetur të vrarë gjatë një përleshjeje me forcat policore greke EKAM.
 
Lajm në përditësim që nga ora 10:00...
Redaksia online
(ar.sh/l.ç/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›