E Diel, 1 Nëntor 2026

KVV: KQZ-ja të çertifikojë zgjedhjet. Kolegji nuk shpërndan mandate

kvv-qershorTiranë- Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë, KVV në një konferencë për mediat që mbajti sot shprehu shqetësimin për certifikimin e rezultatit zgjedhor dhe ndarjen e mandateve të deputetëve pas zgjedhjeve të 23 qershorit.

KVV-ja tha se ligji ia ‘dedikon vetëm KQZ-së certifikimin e rezultatit, për të cilin duhet miratimi i të paktën 5 anëtarëve të këtij komisioni’.

Sipas tyre Kolegji Zgjedhor nuk mund të shpërndajë mandatet e deputetëve. Një akt i tillë mund të deligjitimojë të gjithë procesin. Duhet që KQZ-ja të bëjë certifikimin e procesit zgjedhor,- thuhet në deklaratën e KVV-së.

Ecuria e procesit të 23 qershorit, për KVV-në ishte pozitive, teksa ka bëre me dije problemet e evidentuara gjatë zgjedhjeve. “Votimi familjar, i cili shtrihet në një pjesë të mirë të vendit”,-tha KVV-ja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›