Policia greke sekuestron 5.1 kg heroine ne autobusin e linjes Sarande-Athine
Dy persona kane rene ne pranga ndersa jane sekuestruar 5.1 kg heroine nga policia greke. Burime nga policia bejne me dije se droga eshte sekuestruar ne kilometrin e 5-te te rruges Kakavije-Janine ne autobusin e linjes Sarande-Athine nderkohe qe eshte arrestuar dhe shoferi i autobusit si dhe nje pasagjer. Mesohet se policia greke e ka ndaluar autobusin me targa shqiptare pas nje informacioni se ne te ndodhej nje sasi droge. Pas kontrollit te autobusit u be e mundur gjetja e droges e ndare ne 10 pako e fshehur ne depoziten e ajrit te nje kondicioneri. Nuk ka ende te dhena se nga vinte droga nderkohe qe destinacioni i saj nisur edhe nga itinerari i autobusit me te cilin transportohej dyshohet te kete qene Athina.