Tirane vdes 24-vjecari bie nga kati i peste
Ne rrugen 5 Maj ne kryeqytet nje 24-vjecar ka gjetur vdekjen si pasoje e renies nga lartesia e nje pallati ne ndertim. Ngjarja ndodhi kur Hajri Ciku punetor ndertimi ka humbur ekuilibrin ne katin e peste tek hapesira e ashensorit ku po punonte duke rene ne gropen e ashensorit. Ka qene e veshtire per koleget e tij ti jepnin ndihme per shkak te veshtiresise se krijuar ne vendin e renies. Pavaresisht nderhyrjes 24-vjecari nderroi jete rruges per ne Spitalin Ushtarak. Burime te policise bejne me dije se jane shoqeruar per te dhene shpjegime koleget e Cikut si dhe pronaret e pallatit. Ekspertiza ne vendngjarje dhe materialet hetimore te derguara ne prokurori paraprakisht konfirmojne faktin se kemi te bejme me nje ngjarje aksidentale te shkaktuar nga pakujdesia e 24-vjecarit.