Policia holandeze urdhëron turmën të largohet nga ndërtesa e gjykatës: Do të përdorim forcën

PRISHTINË, 16 shtator/ATSH/ Policia holandeze u ka dhënë urdhër të gjithë të mbledhurve para ndërtesës së Hagës që të largohen nga aty në prag të shpalljes së vendimit për katërshen e UÇK-së.
Ndërsa afrohet nisja e seancës, qytetarë janë mbledhur pranë ndërtesës së Dhomave të Specializuara në Hagë.
Përndryshe, ata janë paralajmëruar nëse nuk largohen, do të përdoret forca kundër tyre.
“Urdhër nga policia që të largoheni nga ndërtesa e tribunalit. Përndryshe jemi të detyruar që të përdorim forcën ndaj jush”.
Seanca për shpalljen e vendimit pritet të nisë nga ora 10:00. /KosovaPress/