E Diel, 1 Nëntor 2026

Smith në nisje të aktgjykimit: Çështja gjyqësore ndaj katër ish-drejtuesve nuk ka të bëjë me UÇK-në

PRISHTINË, 16 shtator/ATSH/ Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, presin sot aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, përfshirë përndjekje, burgosje, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë.

Të katërt i kanë mohuar akuzat. Prokuroria ka kërkuar nga 45 vjet burgim për secilin, ndërsa mbrojtja ka kërkuar shpalljen e tyre të pafajshëm.

Trupi gjykues që po shqipton aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit kryesohet nga gjykatësi Charles Smith.

Ai lexoi fillimisht profilet që kishin katër të akuzuarit gjatë periudhës 1998/99 dhe pretendimet e Prokurorisë në lidhje me ta.

Më pas, Smith kaloi te konteksti historik i çështjes.

Smith tha se vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së nuk ka të bëjë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe as me synimin e saj për një Kosovë të pavarur.

Sipas tij, Specialja trajton vetëm pretendimet për krimet që janë kryer kundër serbëve, romëve dhe shqiptarëve të Kosovës nga disa anëtarë të UÇK-së dhe vetë të akuzuarve.

Gjykatësi Charles Smith trajtoi rrethanat historike që lidhen me aktakuzën ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit.

Ai përmblodhi zhvillimet në Kosovë gjatë periudhës së përfshirë në aktakuzë dhe kontekstin në të cilin, sipas Prokurorisë, janë kryer krimet e pretenduara.

Gjykatësi Charles Smith tha se gjykimi u zhvillua në një atmosferë frikësimi të dëshmitarëve.

Sipas tij, disa dëshmitarë u tërhoqën ose ndryshuan dëshmitë e tyre për shkak të shqetësimeve për sigurinë e tyre dhe të familjarëve.

Megjithatë, Smith tha se shumë dëshmitarë dhanë dëshmitë e tyre “me guxim dhe vendosmëri”.

Gjykatësi Charles Smith bëri po ashtu përmbledhje të shkurtër të rrjedhës së procesit gjyqësor ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit.

Gjykimi në këtë rast nisi më 3 prill 2023 dhe, pas më shumë se tre vjetësh, ka mbërritur sot në fazën e shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë.

Seanca gjyqësore ndaj Thaçit dhe të tjerëve, nisi me fjalimin e kryetarit të trupit gjykues në Dhomat e Specializuara në Hagë, Charles Smith, i cili ka thënë se vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së nuk ka të bëjë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe as synimin e saj për një Kosovë të pavarur.

Sipas tij, Specialja trajton vetëm pretendimet për krimet që janë kryer kundër serbëve, romëve dhe shqiptarëve të Kosovës nga disa anëtarë të UÇK-së dhe vetë të akuzuarve.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›