Halimi: Sot ditë e rëndësishme për sistemin e drejtësisë
Ministri i Drejtësisë: Dy paketa të rëndësishme në komisionin e ligjeve
Komisioni i Ligjeve shqyrton sot paketën e drejtësisë kriminale, më e ashpra në këto 20 vjet si dhe paketën e rritjes së pagave për gjyqtarët dhe prokurorët. “Ne jemi të vendosur për të zmbrapsur krimin urban”- shkruan ministri Eduard Halimi në Facebook. Paketa e drejtësisë kriminale parashikon “jo më pak se 10 vjet burg për cilindo që lëviz me armë zjari në publik, jo më pak se 38 vjet për atë që vret policin, vret për gjakmarrje, vret njeriun e familjes, vret të miturin pas kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhune, etj. “Jo “lirim me kusht” autorëve të këtyre veprave”. Ndërsa paketa e rritjes së pagave për gjyqtarët dhe prokurorët, për ministrin Halimi përmirëson statusin e gjyqtarit dhe prokurorit si dhe konsolidon sistemin e drejtësisë. Propozimi i Ministrisë së Drejtësisë parashikon pagë jo më pak se 1000 dollarë në muaj për çdo gjyqtar dhe çdo prokuror të shkallës së parë në vend. Jo më pak se 1.400 dollarë në muaj për gjyqtarët dhe prokurorët e apelit. “Të dyja keto paketa shumë të rendesishme per konsolidimin e sistemit te drejtesise ne vend, kane marre mbeshtetjen tuaj te plote. Ne mbajtem premtimin e dhene ndaj jush, i hartuam ato me ekspertizen me te mire dhe mbeshtetjen e gjithe aktoreve te drejtesise. Por ato kerkojne edhe votat e deputeteve te opozites. Nesër është një ditë e rëndësishme për drejtësinë, po aq edhe për ne ligjëvënësit që paguhemi me taksat tuaja”- thekson Halimi.
...