Në komunën e Kërçovës vendoset mbishkrimi shqip
03-04-2013 / Gazeta 55
Në komunën e Kërçovës pranë ndërtesës komunale është vendosur edhe zyrtarisht tabela me mbishkrimin dygjuhësh në maqedonisht dhe shqip.
“Komuna e Kërçovës” është mbishkrimi që kthehet pas 70 viteve në ndërtesën komunale, me ç’rast për herë të parë vendoset edhe përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe në nivel komunal.
Shqiptarët e kësaj komune janë impresionuar me këtë pamje të re të komunës dhe se dje qindra vizitorë kanë vërshuar pranë selisë komunale. Lajmi mbi vendosjen e mbishkrimit është komentuar dhe uruar në të gjitha rrjetet sociale.
Kryetari i sapozgjedhur i komunës, Fatmir Dehari gjatë fushatës së tij ka premtuar se në Kërçovë do të flitet dhe shkruhet shqip dhe se në këtë komunë edhe do të qeveriset shqip.
(INA)