E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukes 1800 familje ndihme per festat

1800 familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike në qytetin e Kukësit do ta marrin atë të plotë me rastin e festave te fundvitit. Duke patur parasysh nivelin e ulët ekonomik të familjeve në fjalë bashkia e qytetit ka vendosur shpërndarjen e ndihmës së plotë edhe për familjet që trajtohen me 80 apo 90 % të ndihmës si dhe për 200 prej këtyre familjeve do të ndahen paketa me ndihma ushqimore.

Për të shënuar festat e fundvitit me një tryezë më të pasur edhe njësitë e tjera vende të qarkut të kuksit pritet të marrin të njejtin vendim për ndarjen e ndimës 100 % për të gjitha familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike numri i të cilave është mjaft i lartë.

Flutura Tota            

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›