Policia izolon Lazaratin,Burgaj:Do ndërhyjmë së shpejti
Të tjera rreth shkrimit FOTO - Policia 500 metra larg qendrës së fshatit Sot në mëngjes u bllokuan 140 kg kanabis Mbjellësit e kanabisit s'ndalen ecin në këmbë drejt Lazaratit Holandezët filmuan Lazaratin Fëmijët mes kanabisit 3 metra
GJIROKASTER- Lazarati, komuna që mban njollën e zezë në hartën e kultivimit të lëndës narkotike në vend që prej ditës së djeshme ndodhet në shtetrrethim nga policia e shtetit. Dhjetra forca të policisë së Gjirokastrës, FNSH e Fierit, Taks forcës së qarkullimit rrugor, dhe efektivë të Delta forcë që prej orës 18:00 të ditës së djeshme mbajnë të rrethuar Lazaratin me qëllim ndërprerjen e çdo tentativë për kultivimin e lëndës narkotike.
Jo vetëm kaq burime nga Tv A1 Report bëjnë të ditur se në duart e policisë ndodhen emrat e 22 shtetasve nga Lazarati të cilët akuzohen për trafikim dhe kultivim të lëndës nartkoike. Forcat e policisë janë vendosur në “Kordhoc” lagjja e poshtme e Lazaratit, 500 metra larg qendrës së fshatit.
"Do bllokojmë cdo tentativë për kultivimin e kanabisit.Së shpejti policia do të hyjë në Lazarat."- deklaroi Hysni Burgaj, drejtori i policisë së shtetit në një takim me drejtuesit e lartë të policisë në Gjirokastër.
KU KONSISTON OPERACIONI
-Ndalimin e punëtorëve mëditës për të shkuar në Lazarat për të mbjellur kanabis.
-Ndilimin e kamionëve me pleh organik që shërben për kultivimin e kanabisit
-Ndalimin e boteve me ujë për të hyrë në Lazarat
-Ndalimin e trafikantëve për nxjerrjen e drogës nga Lazarati me destinacion vendet fqinjë.
-Ndalimin e personave që shkojnë në Lazarat për të marrë e blerë drogën
-Ndalimin e çdo mjeti të dyshuar që mund të jetë objekt për trafikin e lëndëve narkotike.
Pikërisht sot në kuadër të këtij operacioni policia e Gjirokastrës mundi të sekuestrojë 140 kg mariuanë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ndërsa nuk mundën të arrestonin trafikantët, pasi ishin larguar duke braktisur 4 çantat me 35 kg kanabis secila. Ndërkohë që 18 punëtorë me mëditje u ndaluan sërish sot në
(sg/shqiptarja.com)