E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia izraelite mban në fuqi gjendjen e jashtëzakonshme

Policia mbajti edhe sot në fuqi kufizimet për hyrjen në sheshet e xhamive, duke lejuar vetëm hyrjen e myslimanëve me moshë mbi 50 vjeç, me kusht që ata të ishin arabo-izraelitë, ose banorët e pjesës lindore të aneksuar nga Izraeli pas pushtimit në qershor 1967.
     
Policia ndaloi hyrjen në xhaminë e al-Aksasë, vendi i tretë i shenjtë për myslimanët pas Mekës dhe Medinës, por edhe për hebrenjtë dhe të krishterët.
     
Mijëra policë dhe roja kufitare janë vendosur në Jerusalemin Lindor dhe Perëndimor, për të evituar tensionet dhe përleshjet dhe për të siguruar ''marshimin e Jerusalemit'', një manifestim i përvitshëm që tërheq dhjetëra mijëra izraelitë dhe të huaj.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›