E Diel, 1 Nëntor 2026

Japonia pritet të goditet nga tajfuni i fuqishëm “Melor”

Agjencia meteorologjike japoneze bën të ditur se tajfuni “Melor”, i ardhur nga Oqeani Paqësor, u zhvendos sot drejt veriut, në drejtim të arkipelit jugor të Okinawa, me shpejtësi 25 kilometra në orë.
     
"Ishulli Daitojima do të goditet nga erëra të forta dhe dallgët do të arrijnë deri në nëntë metra duke nisur që nga mbrëmja e sotme deri nesër në mesditë'', theksoi një përfaqësues i agjencisë meteorologjike.
     
Ai shtoi se banorët duhet të përgatiten për stuhi të forta dhe reshje të dendura.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›