LSI, Vasili: Të reflektohet mbi raportin e OSBE/ODIHR

Nënkryetari i LSI-së, Vasili, tha se duhet një reflektim i shpejtë mbi raportin për të mos humbur kohë.
"Sot, pasi kemi në duar raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR ku kërkohet qartë kryerja e reformës zgjedhore para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, nuk ka më asnjë alternativë tjetër të përgjegjshme veç asaj të uljes së partive në tavolinën e bisedimeve për përmirësimin e kodit zgjedhor", tha nënkryetari i LSI-së.
Vasili bëri thirrje që forcat politike "pa asnjë kompleks, kusht dhe paragjykim të ulen në tavolinën e bisedimeve për ndryshimin e kodit, pasi rekomandimet e OSBE/ODHIR janë rruga ku duhet të ecet për përmbushjen e standardeve të zgjedhjeve në Shqipëri". /S.Ll/Start/
2011-08-16 14:35