Disa minatorë në grevë, disa në gjyq

Reparti i Kërkim dhe Shpëtim Minierave (RISHM), ka bërë kallëzim ndaj presidentit të Sindikatës së minatorëve, Taf Koleci, për "dëmtim të pronës shtetërore" si dhe "për grevë të paligjshme".
Reparti i Kërkim dhe Shpëtim Minierave (RISHM), ka argumentuar akuzat e saj si të bazuara në ligj, pasi "Taf Koleci, presidenti i sindikatës së minatorëve, me protestën e organizuar, së bashku me minatorët shkaktuan degradimin e gjendjes së minierës, e cila me ligj është pronë shtetërore, konkretisht e METE-s", sqaruan ata, duke shtuar se dhe greva e zhvilluar nga minatorët është e paligjshme.
Nga ana tjetër, Koleci i ka quajtur absurde akuzat e ngritura ndaj tij. “Ne kemi kërkuar kryerjen e investimeve në minierën e Bulqizës, në bazë të kontratës që ka firma ACR, me Ministrinë e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, METE dhe jo dëmtimin e saj", ka thënë ai. /S.Ll/Start/
2011-09-22 15:31