Policia kap 60 kilogram marihuanë

Është arrestuar një person me dyshimin për tregti me narkotik në Klinë.
Ndërkaq gjatë bastisjes në lidhje me këtë rast në një lokacion në rajonin e Ferizajt janë gjetur e konfiskuar edhe 60 kilogram marihuan.
Sipas kumtesës së policisë deri te ky arrestim hetuesit kanë ardhur pasi një javë më parë kishin marr një informatë se në këtë vend ka lëndë narkotike.
Veprimet hetimore lidhur me këtë rast kanë vazhduar dhe me autorizim të prokurorit përkatës janë kryer edhe kontrollime edhe në tri objekte në qytetin e Klinës me ç’ rast policia ka arrestuar personin e dyshuar dhe është ne kërkim edhe të disa personave tjerë të dyshuar.
Me autorizim të prokurorit përkatës ndaj personit të arrestuar është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë për të vazhduar me procedurat e mëtutjeshme hetimore. /Indeksonline