E Diel, 1 Nëntor 2026

Daçiq: Nëse nuk e heqin përmendoren, do ta heqim dhunshëm

Kryeministri serb Ivica Daçiq ka deklaruar sot se nëse zyrtarët në Bujanoc dhe në Preshevë nuk e heqin vet përmendoren kushtuar pjesëtarëve të UÇPMB-së në qendër të Preshevës, shteti do ta heq këtë dhunshëm, transmetojnë mediat serbe.

Daçiq u ka thënë gazetarëve në Banjalluka se për këtë përmendore është informuar bashkësia ndërkombëtare dhe se kjo është një provokim i hapur “sepse me këtë dëshirojnë t’i tregohet botës se Serbia nuk po e kontrollon një pjesë të territorit të vet”.

Ai ka theksuar se nëse përmendorja nuk është në harmoni me ligjet e Serbisë, duhet të hiqet.

“I kam ftuar dhe tani i ftojë zyrtarët në Bujanoc dhe në Preshevë që të kenë kujdes për këtë dhe vet ta heqin përmendoren në mënyrë që të mos provokohen konflikte ndërnacionale. Nëse nuk ndodhë kjo, shteti do ta bëjë këtë” ka përsëritur Daçiq. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›