E Shtunë, 31 Tetor 2026

MTI: Festoni me produkte vendore

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, nëpërmjet një komunikate për media, ka njoftuar se, në bashkëpunim me 18 kompani vendore, MTI ka kontribuar në realizimin e një reklame që ka për qëllim promovimin e produkteve vendore.

“Me anë të kësaj reklame inkurajojmë qytetarët e Republikës së Kosovës, qëposaçërisht gjatë periudhës së festive të fund vitit, të jenë të vëmendshëm për produktet që i konsumojnë dhe i blejnë. Blerja dhe konsumi i produkteve vendore rrit numrin e të punësuarve, ngrit mirëqenien dhe ndihmon në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Kosovës”, njofton MTI.

Sipas, ministrisë çdo gjë që ju duhet qytetarëve për të festuar, tani prodhohet në Kosovë. “Festoni me produkte vendore”, apelon MTI./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›