Terrorizmi ngrihet njesia speciale e hetimit financiar
Thuajse e gjithe veprimtaria ne llogarite bankare te shtetasve shqiptare dhe te huaj ne territorin e vendit do te jete e mbikeqyrur nga afer. Ndryshimet e propozuara se fundmi nga qeveria ne ligjin Per Parandalimin dhe pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit detyrojne bankat dhe institucionet e tjera financiare jobankare qe te raportojne te gjitha llogarite bankare te klienteve te tyre prane Drejtorise se Pergjithshme te Parandalimit te Pastrimit te Parave e cila do te krijoje nje arkiv qendror te dhenash mbi pronaret e llogarive si dhe aktivitetit qe kryhet ne to. Propozimi sapo ka ardhur ne Kuvend dhe pritet te diskutohet ne komisione ndersa pas hyrjes se ndryshimeve ne fuqi pritet te dale edhe nje udhezim i ministrit te Financave per procedurat qe do te ndiqen me pas per zbatimin e tyre.
Ligji aktual parashikon raportimin ne rastet e dyshimeve per aktivitete te organeve te tilla si tatimet Zyrat e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme doganat dhe OJQ-te ndersa ne propozimet e reja qeveria synon te fuse ne listen e organeve te cilat duhet ti ofrojne te dhena Drejtorise se Parandalimit te Pastrimit te Parave prokurorine dhe gjykatat. Ne menyre te vecante keto organe duhet te raportojne te dhena qe kane te bejne me aktivitete te dyshimta per financimin e terrorizmit duke mos perjashtuar edhe rastet e pastrimit te parave. Per sa i perket transfertave monetare subjektet bankare dhe ato jobankare duhet te raportojne prane Drejtorise se Parandalimit te Pastrimit te Parave cdo transferte me te madhe se 1.5 milione leke si edhe te gjitha transfertat jo ne para fizike me vlere me te madhe te 6 milione leke.
Njesia e hetimit
Ekzekutivi parashikon edhe ngritjen e nje strukture te posacme prane Drejtorise se Parandalimit te Pastrimit te Parave e cila do te merret kryesisht me hetimin e rasteve te dyshimta per financimin e terrorizmit. Njesia do te funksionoje si nje strukture e posacme hetimi dhe do te ushtroje detyrat e policise gjyqesore per hetimin e veprave penale sic jane financimi i terrorizmit apo parandalimi i pastrimit te parave. Ndryshimet ne veprimtarine e DPPP-se perfshijne edhe menyren e marrjes se informacionit. Ligji i jep te drejten kesaj te fundit qe te siguroje informacion per vepra sic jane pastrimi i parave apo financimi i terrorizmit ne cdo lloj forme por duke mos cenuar ligjin. Madje ne raste te dyshimta ky autoritet mund te kerkoje heqjen e licences per subjektet qe dyshohet se jane duke kryer pastrim parash ose financojne terrorizmin. E njejta mase parashikohet edhe ne rastet kur subjektet kryejne kundervajtje administrative duke mos identifikuar apo monitoruar klientet e tyre ne lidhje me veprimtarine qe ata kryejne ne rastet kur ajo ka te beje me vepra penale.