Policia letër Ramës: Të lirohet bulevardi

Policia e Tiranës i ka kërkuar sot për herë të tretë Partisë Socialiste të lirojë bulevardin kryesor të Tiranës, pasi çadrat e ngritura para kryeministrisë, kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve.
Pas dy letrave zyrtare të dërguara ditët e fundit nga Drejtori i Policisë Tonin Vocaj, i cili u ka bërë me dije drejtuesve të protestës se po kryejnë vepër penale me bllokimin e trafikut, policia e Tiranës i ka kërkuar sot kryetarit të Bashkisë së Tiranës Edi Rama të zhvendosë grevistët në një ambient tjetër për të liruar rrugën e kalimit të automjeteve në boulevard.
"Vazhdojmë të shprehim shetësimin tonë në lidhje me situatën e krijuar dhe rikërkojmë edhe një herë ndërhyrjen tuaj, me autoritetin e Kryetarit të Bashkisë, për zhbllokimin e bulevardit dhe krijimin e normalitetit në qarkullimin e automjeteve" është shprehur policia në shkresën drejtuar kreut të Bashkisë së Tiranës.