Rrëshen, gruaja qëllon burrin me armë, të paqarta shkaqet
RRëSHEN- Një 32 vjecar është qëlluar me armë zjarri nga e shoqja në fshatin Ndërfushas, të Rrëshenit. Sipas policisë, gruaja ka qëlluar me pistoletë bashkëshortin e saj rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm, per motive ende të paqarta. I plagosuri është Dritan çupi, i cili ka marrë disa goditje me pistoletë në bark.
32 vjeçari është dërguar menjë herë në spitalin e qytetit të Rrëshenit. Nuk dihet nëse incidenti ka qenë i rastësishëm, si pasojë e ndonjë pakujdesie, apo bashkëshortja e Dritan çupit, 28 vjeçarja M. çupi ka pasur si qëllim ta ekzekutonte burrin e saj.
(m.a/News24/BalkanWeb)