E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia liron Cenollarin dhe Kocaqin, pas incidentit të sotëm

Lirohen pas 8 orë qëndrimi në Komisariatin e policisë numër 6 në kryeqytet, kandidati i Partisë Socialiste Krenar Canollari dhe simpatizanti tjetër i kësaj partie, Besim Kocaqi. Menjëherë pasi u mor vesh lirimi i Canollarit, edhe protestuesit i kanë dhënë fund protestës së nisur prej rreth 2 orësh përpara ambienteve të Komisariatit nr.6, ku kërkonin lirimin e tyre. Kandidati socialist u mor në pyetje për rreth 8 orë dhe më pas u la i lirë pas sqarimeve të dhëna.
 

Ndalimi i tij lidhet me incidentin e ndodhur sot në njësinë Bashkiake nr.6, ku ai sëbashku me deputetin socialist Sajmir Tahiri kërkonin listat paraprake të zgjedhësve të datës 8 mars, të cilat nuk iu vunë në dispozicion.

Deputeti Tahiri i vuri kycin minibashkisë, në shenjë proteste. Më pas minibashkia nr.6 ngriti një padi në lidhje me këtë incident.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›