Policia malazeze ndalon 16 kosovarë
Budva (rtk/start)- Plot 16 shtetas kosovarë janë ndaluar nga policia malazeze, të dyshuar se donin të kalonin ilegalisht kufirin me anë të një varke në drejtim të Italisë dhe Kroacisë. Sipas policisë, kosovarët janë arrestuar sot në mëngjes, në gjirin e vogël Jaz të Budvës.
Kohëve të fundit, zona bregdetare e Bokës së Kotorrit, është bërë pikë shumë e preferuar e shqiptarëve, të cilët paguajnë shuma të mëdha parash për të depërtuar ilegalisht në vendet e Evropës Perëndimore.