E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filipine, vritet një tjetër gazetar i njohur

Manila (start)- Një tjetër gazetar është vrarë sot në Filipine. Persona të armatosur vranë gazetarin e njohur në një lokal, sapo ky i fundit kishte përcjellë për në shkollë fëmijët e tij, njoftoi sot policia vendase. Areteo Padrigao është gazetari i katër filipinas i vrarë këtë vit. Pothuajse të gjitha organizmat ndërkombëtare i kanë konsideruar Filipinet si një nga vendet më të rrezikshme në botë për profesionin e gazetarit. Që nga viti 2001 në këtë vend janë vrarë 59 gazetarë

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›