E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: SHBA rol të pazëvendësueshëm për Kosovës

Prishtinë (start)-Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi sot në Prishtinë se roli i SHBA-së është i pazëvendësueshëm për paqen, stabilitetin, shtetin dhe të ardhmen e Kosovës. Deklaratat e kreut të qeverisë së Kosovës u bënë në prag të vizitës të zëvendësndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Daniel Fried.

“Ne kemi raporte të shkëlqyera me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Çdo vizitë është e mirëseardhur dhe nënkupton thellim të bashkëpunimit të Kosovës dhe Amerikës. Roli i SHBA-së është i pazëvendësueshëm për paqen, stabilitetin, shtetin dhe të ardhmen e Kosovës. Daniel Frid ka qenë, është dhe do të mbetet mik i Kosovës, por edhe si njohës i shkëlqyer i rrethanave në rajon”-theksoi Thaçi, ndërsa shtoi se “Ne do të vazhdojmë që të punojmë shumë ngushtë edhe me SHBA-në edhe me shtetet e BE-së që EULEX-i të shtrihet në tërë territorin e Kosovës, por gjashtëpikëshi në formën aktuale është i papranueshëm për institucionet e Kosovës dhe për popullin e saj”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›