E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indonezi, 4 të vdekur nga lëkundjet e tërmetit

Sulavesi (start)- Të paktën katër persona mbetën të vdekur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7,5 ballë i shkallës Riter që godit ishullin indonezian të Sulavesit, njoftuan autoritetet lokale. Nga tërmeti i fuqishëm, qindra shtëpi u shkatërruan gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Lëkundjet e fuqishme të tokës provokuan edhe dhënien e sinjalit për cunami, që u hoq shumë shpejt nga autoritetet. Epiqendra e tërmetit ishte 21 kilometra në thellësi, sipas Institutit amerikan të Gjeofizikës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›