E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia maqedone arreston tre shqiptarë në kërkim

Njësiti policor "Alfa" ka arrestuar sot në rajonin e Shkupit tre shqiptarë, ndaj të cilëve kishte të shpallur fletarreste.

Ata, siç transmeton ina njoftimin, kërkoheshin për mbajtjen e burgimit për vepra të ndryshme penale, nga rrezikimi i sigurisë deri tek incidentet që kanë bërë në zgjedhje.

Në dalje të Shkupit në orët e para të mëngjesit u arrestua Jeton R, 26 vjeç, i kërkuar me urdhërarrest nga Gjykata themelore e Shkupit, për vuajtjen e dënimit prej 13 viteve. Sipas Ministrisë së Brendshme, ai akuzohej për vepra të ndryshme penale, duke nisur nga kontrabandimi me lëndë narkotike, fshehje tatimesh, rrezikim të sigurisë, mashtrim dhe vepra tjera.

Në rastin e dytë u arrestua Ismet.A, 41 vjeç nga Saraji i Shkupit, i cili kërkohej për vuajtjen e burgut prej 1 viti për falsifikim parash dhe kryerjen e vjedhjeve.

Në rastin e tretë u arrestua Ali.A, 35 vjeç nga Grushina e Shkupit, i cili kërkohej për vuajtjen e burgut prej gjashtë muajve për shkaktimin e incidenteve gjatë zgjedhjeve. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›