Topalli ne ceremonine e lumturimit te meshtareve te pushkatuar
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli mori pjese dje ne ceremonine e lumturimit te 40 meshtareve dhe prifterinjve katolike te qarkut te Shkodres qe u pushkatuan dhe u persekutuan mizorisht nga diktatura komuniste. Seanca e fundit e procesit kanonik dioqezian u mbajt ne katedralen e qytetit iniciuar nga Vatikani ne nderim te shenjterimit te 40 prifterinjve dhe meshtareve laike. Mes 40 emrave te klerit katolik qe jane shpallur martire dhe u lumturuan nga Vatikani jane i mirenjohuri Ate Vincenc Prendushi Ate Luigji Paliq dhe Ate Gjon Gazulli. Kryetarja e Kuvendit tha se ky moment i shenjte per 40 martiret e kishes dhe te Shqiperise koincidon me momentet me sublime te historise se kombit shqiptar me 20-vjetorin e rrezimit te komunizmit dhe vendimit historik levizjes se lire te shqiptareve pa viza ne Evrope. 40 martiret jane 40 shpirtra te lire jane emra qe ne i njohim prej vitesh per sakrificen e tyre. Jane 40 emra te cilet i qendruan persekutimit me te eger te komunizmit me te eger te te gjitha vendeve qe ishte ketu ne Shqiperi. I qendruan tortures i qendruan burgut i qendruan presionit i qendruan dhe u ngriten sot ne bazen e ketij procesi te rendesishem ne altarin e lavdise te kombit te kishes ngjitur me flamurin tone kombetar qe eshte flamuri me i bukur ne bote - tha ajo. Topalli falenderoi besimtaret shkodrane dhe per kontributin e tyre per te permbyturit e Shkodres. Une dua tju falenderoj juve dhe te gjitha besimet fetare per ndihmen qe keni dhene per cdo familje ne veshtiresi. Keto kane qene dite te veshtira per shume femije qytetare burra gra pleq te semure. Por shpirti i shkodranit eshte ai qe ka qendruar ne shekuj ata nuk ankohen ata jane fisnike ata jane te sigurt qe me mbeshtetjen e strukturave te shtetit por dhe me mbeshtetjen po aq te rendesishme te komuniteteve fetare ne do ta kapercejme dhe kete moment - pohoi Kryeparlamentarja.