E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia mban të rrethuar Lazaratin, pret ndihmë nga Italia për të ndërhyrë

Komuna e Lazaratit, Gjirokastër

Policia e Shtetit po merr masa për parandalimin e kultivimit të marijuanës në komunën e Lazaratit. Prej mesditës së djeshme kjo kumunë mbahet e rrethuar nga forca të policisë dhe po pritet ndihmë nga Italia për të ndërhyrë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, është shprehur se do të bllokohet çdo tentativë për kultivimin e bimëve narkotike.

Po punojmë me policinë italiane për të mundësuar monitorimin nga ajri të të gjithë territoreve me kanabis në Lazarat, është shprehur Burgaj.

Ditët e fundit policia ka ndaluar mbi 200 persona të cilët kishin si synim të shkonin në Lazarat për kultivimin e bimëve narkotike të punësuar nga banorët e Lazaratit.

Lazarat, kapen 142 kg marijuanë, katër në kërkim

Ashtu siç tashmë është bërë zakon, policia bllokon marijuanën që del nga Lazarati ndërsa trafikantët thuajse në çdo rast arrijnë të largohen. Kjo është edhe pak a shumë historia e ngjarjes së sotme, ku policia ka sekuestruar një sasi prej 142 kg marijuanë.

Lëndë narkotike po transportohej nga katër persona në malin mbi Lazarat dhe sapo kanë parë që u është vënë në ndjekje policia ka kanë mundur të largohen duke lënë marijuanën, të cilën e kishin ndarë në katër çanta. Ky të paktën është versioni i policisë, që bën me dije se është në kërkim të tyre.

Në ditët e fundit policia ka ndaluar mbi 100 persona të cilët kishin si qëllim të shkonin për të punuar në Lazarat pasi tani është periudha e kultivimit të bimëve narkotike. /F.S/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›