E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një Land Rover na goditi, të zbulohet automjeti

Aksidenti në Krrabë

Aksidenti në Qafë Krrabë, dëmtohen 31 delegatë të AK-së

Dashamir Biçaku/Bardha Ndregjoni/Foto: Franc Zhurda

ELBASAN- Autobusi u godit nga një mjet fuoristradë, në krahun e majtë të tij, ndërsa mjeti që goditi autobusin u largua me shpejtësi. Unë humba kontrollin, u mundova të reagoj, por nuk mbaj mend më. Kështu tha dje për Shekullin, Mitat Biçaku, ndërsa ndodhej i shtruar në katin e tretë të spitalit kirurgjik të Elbasanit. Ky është versioni i tij, që është mbështetur edhe thuajse nga të gjithë pasagjerët e plagosur që ndodheshin në autobusin e Aleancës Kuq e Zi (AK), dje pasdite kur rreth orës 16:30, kur mjeti me targa LB 31 56A, i drejtuar nga Mitat Biçaku, rrëshqiti jashtë rrugës duke dalë në një distancë prej rreth 30- 40 metra. Ngjarja ndodhi në segmentin Tiranë- Elbasan në zbritje të Krrabës, në afërsi të vendit të njohur me emrin Qershitë. Me këtë autobus udhëtonin drejt Librazhdit 35 aktivistë të Aleancës Kuq e Zi, të cilët kishin marrë pjesë në Kongresin e Parë të AK-së, e zhvilluar dje në mesditë në Tiranë. Nga aksidenti mbetën të plagosur rëndë 17 persona, ndërsa në spital u shoqëruan 32 vetë që morën mjekim. Nga të plagosurit dy prej tyre ishin në gjendje të rëndë shëndetësore, pikërisht Artan Kojku dhe Antonio Faqolli.

Mes të plagosurve ndodhej edhe kreu i degës së Librazhdit për Aleancën Kuq e Zi, Fatmir Brazhda si dhe vëllai i tij, Dritan Brazhda. Dy të plagosurit që po vëzhgohen në reanimacionit e kirurgjisë, por sipas mjekut anestezist reanimator, Behar Gjevori gjendja e tyre paraqitet jashtë rrezikut për jetën dhe nuk kanë nevojë për ndonjë ndërhyrje kirurgjikale.

Skena e ngjarjes

Menjëherë pas marrjes së informacionit mbi aksidentin e rëndë në drejtim të vendit të ngjarjes u nisën efektivë të policisë së Elbasanit si dhe disa autoambulanca për të kryer transportimin e të plagosurve. Aksidenti ndodhi në një rrugë të drejtë, ndërsa në mes të segmentit rreth 300 metra të gjatë, kur autobusi dukej të ishte zhvendosur nga krahu i djathtë i rrugës, që ishte korsia e tij në krahun e majtë. Në rrugë dukeshin gjurmë gomash të cilat sipas ekspertëve, janë gjurmë të një frenimi të mundshëm të mjetit për të shmangur rrezikun, apo e një tendosje apo shtrëngim të gomave, (streçim). Ky veprim mund të ketë ndodhur për shkak të tentativës së drejtuesit të mjetit për të shmangur një rrezik, ndërkohë që gomat, sipas ekspertëve, mund të kenë pësuar tendosje, duke sjellë më pas edhe rrëshqitjen e autobusit jashtë rrugës. Më pas mjeti është përmbysur dhe rrotulluar së paku 4 herë, në një distancë prej rreth 30 metrash një në një ambient të mbjellë me dru frutorë.

Pas kësaj tendosje të gomave, autobusi 45-vendësh, ka përshkruar një distancë prej rreth 15 metrash, në të cilën dukej më e fortë gjurma e gomës së majtë dhe më pak e fortë ajo e gomës së djathtë.

Në vendin e ngjarjes dukej që gjurma e mjetit kishte arritur një distancë prej rreth 10 metra afërsisht. Më pas gjurmët e gomave dukeshin që mbërrinin drejt në mënyrë diagonale jashtë rrugës duke dalë fillimisht goma e majtë dhe më pas ajo e djathta pak metra më tej. Në këtë kohë disa prej mjeteve të pasagjerëve si fugonë, apo edhe vetura që kalonin pranë vendit të ngjarjes ndaluan duke iu dhënë ndihmën e parë të dëmtuarve deri në mbërritjen e autoambulancave.

Nga hetimet e para, policia ka ngritur dyshimet se shoferi i mjetit, mund të ketë humbur drejtimin për shkak të mungesës së vëmendjes. Hetuesit verifikuan edhe gjendjen e alkoolit në gjak të drejtuesit të mjetit dhe konstatuan se ai nuk kishte konsumuar asnjë mililitër alkool. Po kështu sipas burimeve të policisë, ai ishte drejtues mjeti me eksperiencë për këtë kategori, pasi punon prej më tepër se 12 vitesh në linjën Librazhd- Tiranë e anasjelltas, ose Librazhd- Durrës, e cila ishte edhe linja që ai kryente kohët e fundit. Këto teste të policisë, bënë që të kërkoheshin ekspertë autoteknikë të pavarur për të hetuar aksidentin në fjalë. Konkluzionet paraprake të policisë flisnin për një gabim të drejtuesit të mjetit që vjen nga shpërqendrimi i vëmendjes së tij. Për kundër këtij fakti, ky i fundit ka mohuar këtë version, duke u mbrojtur me faktin se atë e kishte goditur një mjet tjetër që ishte larguar nga vendi i ngjarjes me shpejtësi.

Mjekët

Menjëherë i gjithë ekipi mjekësor është angazhuar në përballimin e situatës. Janë shfrytëzuar të gjithë shtretërit, janë lajmëruar mjekët në pushim duke bërë të mundur që ti vihet në ndihmë të gjithë të plagosurve të cilët sa vinin e shtoheshin. Janë shfrytëzuar dhomat e reanimacionit dhe i janë nënshtruar regjistrimit dhe mjekimit të gjithë ata që kishin plagë të dukshme në trup.

Drejtori Rajonal i Shëndetit, njëkohësisht kirurg, Bujar Kllogjeri tha se nga gjendja e paraqitur deri tani nuk ka nevojë transportimi drejt Tiranës të të plagosurve rëndë. Kryesisht janë politrauma, thyerje dhe plagë të lehta. Fatmirësisht pjesa më e madhe e të plagosurve janë të rinj dhe nuk kanë shfaqur probleme shëndetësore shtesë,-shtoi ai.

Mjeku reanimator Behar Gjevori tha se janë duke u bërë ekzaminimet për rastet që paraqiten më rëndë për trauma të toraskut apo hemoragji të barkut. Të gjithë janë të stabilizuar dhe nuk përbëjnë shqetësim për jetën e tyre.

Emrat e të dëmtuarve

Për ekzamimine në ambientet spitalore janë dërguar shtetasit:

1.    Mitat Biçaku 48 vjeç drejtuesi i automjetit

2.    Shqipe Sula 35 vjeç

3.    Meti Hysa 32 vjeç

4.    Olti Ozuni 17 vjeç

5.    Refik Karai 29

6.    Latif Kojku 24 vjeç

7. Artan Kojku 24 vjeç

8.    Antonio Faqolli 37 vjeç

9.    Ymer Hoxha 18 vjeç

10.    Oltion Xhela 21 vjeç

11.   Andi Koxha 20 vjeç

12. Dritan Lalushi 20 vjeç

13. Hamit Dosku 24 vjeç

14. Florian Shkurti 20 vjeç

15.  Pranvera Sallaku 25 vjeç

16.  Dritan Brazhda 25 vjeç

17.  Taulant Muça 24 vjeç

18. Endri Shkurti 23 vjeç

19.   Ari Kojku 22 vjeç

20.  Albert Stafa 26 vjeç

21.  Mehmet Dosku 19 vjeç

22. Bledi Gështenja 24

23. Jetmir Disha 22

24. Abedin Kojku 66 vjeç

25. Astrit Komici 27 vjeç

26. Artemis Koçi 13 vjeç

27. Syrja Kurti 24 vjeç

28. Edmond Kurti 35 vjeç

29. Albina Hysa 23 vjeç

30. Altin Alla 23 vjeç

31. Emiljano Çota 19 vjeç

32. Fatmir Dosku 41 vjeç

Nga këta, 6 janë plagosur, ndërkohë që të tjerët që kryesisht kanë pësuar dëmtime më të lehta, si gërvishtje etj. Deri në këto momente janë larguar nga ambientet spitalore 25 të dëmtuar lehtë dhe va

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›