E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia mohon arrestimet, ishin 20 protestues

Policia e Kosovës ka pranuar se ka përdorur forcë, për ti shpërndarë protestuesit, por siç kanë thënë, vetëm “forcë të arsyeshme minimale”. Në protestë, sipas te dhënave të policisë, kanë marrë pjesë 20 protestues.

Ndryshe, siç ka njoftuar Lëvizja Vetëvendosje, për ndalimin e dy aktivisteve të sajë, policia mohon të ketë arrestuar ndonjë protestues.

“Nga ora 08:00 ka filluar një proteste para kishës ortodokse qe ndodhet ne rrugën “Mbretëresha Teutë” në Gjakovë. Në mesin e protestuesve kishte edhe aktivist lokal të lëvizjes “Vetëvendosje”,dhe protestuesit ishin vendosur në hyrje të kishës ortodokse serbe. Rreth orës 10:00 pas disa negociatave që kanë bërë policia me protestuesit për tu larguar nga hyrja, këta të fundit kanë refuzuar të largohen nga porta e kishës. Policia bazuar në parime dhe proceduar janë detyruar që t’i largojnë duke përdorur forcën e arsyeshme minimale dhe protestuesit janë zhvendosur rreth 20 metra nga hyrja e kishës”.

Po, sipas policisë, në ora 10:20 kitshe arritur autobusi me pelegrinë serbë, te cilët janë futur brenda objektit dhe kanë qëndruar gjerë në ora 11:50, dhe pas përfundimit të ceremonialit, autobusi me serb është larguar në drejtim te Deçanit .

“Kjo vizitë e tyre ka kaluar pa asnjë incident, njëherit pas përfundimit te vizitës edhe protestuesit janë larguar të qetë, dhe gjate protestës nuk ka pasur të lënduar e as të ndaluar”, bënë të ditur PK.

Protestuesit kishin si qellim të pamundësonin vizitën e paralajmëruar të rreth 50 serbëve të cilët ishin në rrugë e sipër për të vizituar kishën në ketë lokacion. Protesta ka qenë e organizuar nga organizata “Thirrjet e nënave”. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›