Opozita proteste per listat para Ministrise se Brendshme
Protesta per listat e zgjedhesve do te jete maratone. Partia Socialiste ka nisur dje ashtu sikurse kishte paralajmeruar me pare nje reagim qytetar kunder procesit te perditesimit ne regjistrat e gjendjes civile dhe plotesimit te listave me te dhena te reja. Te mbledhur para zyrave te Drejtorise se Pergjithshme te Gjendjes Civile deputete dhe perfaqesues te PS-se kane kundershtuar procesin qe sipas anetares se kryesise Lindita Nikolla i ngjan nje baterdie te vertete. Ne kemi prova qe ne qytetin e Tiranes po vazhdon baterdia e regjistrimeve prane zyrave te gjendjes civile permes kontratave fiktive. Kemi prova gjithashtu qe punonjes te administrates publike detyrohen me force qe te behen banore te Tiranes vetem e vetem per te votuar per Lulzim Bashen. Ne do te jemi ketu cdo dite derisa te realizohet kerkesa ligjore e PS-se per te disponuar listen e perditesuar te zgjedhjeve deri me daten 8 mars tha ajo. Keshtu ajo qe nuk u zgjidh dot me marreveshje politike po kthehet ne nje mjet reagimi i cili ka pervijuar edhe skenarin e kontestimit paraprak te zgjedhjeve te 8 majit 2011. E rendesishme eshte se PS po e perqendron te gjithe sulmin dhe po e kufizon shqetesimin e vet ne Tirane kur sipas gjasave ballafaqimi elektoral do te jete percaktues edhe per fatin politik te kreut te saj Edi Rama. Per ti dhene jehone shqetesimit dhe per te nenvizuar karakterin perfshires te tij ne kryeqytet ne protesten e djeshme kane folur edhe dy perfaqesues te tjere socialiste te pushtetit vendor kryetarja e njesise nr. 5 Jeta Seitaj dhe ai i njesise bashkiake nr.2 Perparim Bodinaku. Ata kane bere thirrje per zbatim te ligjit dhe per mosnderhyrje ne punen e punonjesve te gjendjes civile e cila po perkufizohet nga PS si vater manipulimi. Nderkohe kreu i deges socialiste te Tiranes Besnik Baraj ka akuzuar direkt Kryeministrin Sali Berisha per perfshirje ne kete proces manipulimi i cili aktualizon permes zgjedhjeve te deformuara ato semundje qe u ngjizen 20 vjet me pare. Ka 20 vjet qe Shqiperia eshte duke vuajtur te njejten semundje. Te njejten semundje te shkaktuar nga i njejti njeri... Te njejten gje beri edhe ne 2009 dhe te njejten gje kerkon te beje edhe sot. Sali Berisha eshte autor i te gjithe manipulimeve. shte ky person i cili pengoi te kete transparence ne materialet zgjedhore te zgjedhjeve te 2009 dhe po ky njeri sot nuk eshte transparent dhe kerkon qe te manipuloje listat e zgjedhesve ne Tirane dhe me gjere sepse populli nuk e voton me tha Baraj.