E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia ndalon një ish të burgosur të vetëdigjet

Foto e grevistëve pas izolimit

Një tjetër ish i përndjekur politik ka tentuar të vetëflijohet.

Gani Aliaj, i papërfshirë në grevën e urisë së ish të burgosurve, ka lyer veten me benzinë për por fat të mirë është neutralizuar nga policia.

Aliaj është shoqëruar për në komisariatin e policisë, ndërsa ka thënë se ka vuajtur 20 vjet burg në Spaç dhe ende nuk ka marrë asnjë lek.

Ai ka kërcënuar se edhe në momentin që do të lerë komisariatin do ti japë fund jetës duke u vetëvrarë.

Ndërkohë, Skëndër Tufa , koordinator i grevës i ka bërë edhe njëherë thirrje kryeministrit, Sali Berisha që të ulet dhe të dialogojë me ta.

Grave e ish te perdjekurve politik vazhdon te jete e monitoruar nga nje numer i konsiderueshem  forcash policie.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›